Veprimtari shkencore kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-rumune / Activitate științifică dedicată relațiilor albano-române (Korçë, Albania) AL

Më 10 nëntor 2017, në amfiteatrin e mbushur plot me studentë, pedagogë dhe punonjës shkencorë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, u zhvillua një veprimtari me temë historinë e marrëdhënieve tradicionale dhe gjithëpërfshirëse shumëshekullore ndërmjet popujve shqiptar e rumun, për rolin e arumunëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Rumanisë, si elementë  ndërlidhës midis Shqipërisë e Rumanisë dhe ndihmesës së çmuar që ata kanë dhënë e japin në vazhdimësi në fusha të ndryshme, në të dy vendet.

Për sa më sipër folën ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mirçea Perpelea, dhe akademiku Kopi Kyçyku, president ekzekutiv i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus” me seli qendrore në Bukuresht. 
Në fund, pjesëmarrësit bënë pyetje dhe diskutime.