Kronikë kulturore rumune (Cronică culturală românească / AL)

Viktor Bakillari
Fakulteti i Gjuhëve  Huaja
Universiteti i Tiranës

Nga 28.11-2.12.2015, në Rumani (vend i begatë me popull punëtor, mikpritës dhe ndërtimtar, vend ku mbas punëve të mëdha këndohet, vallëzohet, pihet raki ballë kazani dhe / ose verë e cilësisë së lartë) u zhvillua Kongresi i 19-të i Botës Shpirtërore Rumune (“CONGRESUL SPIRITUALITĂŢII ROMĂNEŞTI, Ediţia a XIX-a”).
Përfaqësues nga bashkësitë rumune anembanë botës, por jo vetëm, mblidhen çdo vit në qytetet Alba Iulia dhe Zlatna, vende këto që shtrihen në pjesën qendrore, në zemër të Rumanisë, rreth 350 km. larg Bukureshtit të bukur.
Në këtë Kongres, i cili zhvillohet çdo vit, pati edhe përfaqësues nga vendi ynë.
Qëllimi i këtij kongresi të përvitshëm, i krijuar e i thirrur nga Lidhja kulturore për bashkimin e rumunëve kudo që janë në botë, është që të kontribuojë për njohjen dhe forcimin e lidhjeve mes rumunëve të shpërndarë në të katër anët e globit si dhe mbajtjen fort të lidhjeve të tyre me Rumaninë - vendorigjinën e tyre. Sipas të dhënave, sivjet morën pjesë përfaqësues nga rreth 30 shtete.
Midis tyre pati pjesëmarrës edhe nga Shqipëria.
Akademik Kopi Kyçyku, (zëvendëspresident i forumeve më të larta të këtij kongresi, i vetmi i huaj në pozita kaq të larta në këtë kongres të përvitshëm), shqiptar rumunofon, fumunofil dhe rumunolog, i cili ishte në kryesinë e zgjedhur për të drejtuar punimet e Kongresit. Krahas kësaj, z. Kyçyku përuroi 4 libra në gjuhët shqipe dhe rumune duke ligjëruar me një rumanishte të shkëlqyer...