Dy romane shqiptarë „pa viza”



Trusti botues „Ideea Contemporană” (Ideja Evropiane), një nga më fuqishmit në botën rumune, gjeti mënyrën origjinale për t'i uruar shqiptarët në ditën e shpalljes së vendimit të ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave në zonën Shengen: botoi dy romane të autorëve Ardian-Christian Kyçyku dhe Bashkim Shehu.